Aktivitete

Guacka

Nga Gaçka për Gaçkën!

Na kontaktoni:

info@guacka.eu

 

 

Përkujtohen 5 martirë dhe dy dëshmorë

 

 

 

Qindra bashkëfshatarë, përfaqësues të organeve komunale dhe nga subjektet politike ishin mbledhur të premtën për të përkujtuar 16 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve dhe 5 viktimave të vrarë nga forcat serbe.

 

Qindra bashkëfshatarë, përfaqësues të organeve komunale dhe nga subjektet politike ishin mbledhur sot për të përkujtuar 16 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve dhe 5 viktimave të vrarë nga forcat serbe. Familjarë të viktimave me dhembje kujtojnë datën 3 Prill te vitit 1999 kur fshati u sulmua nga disa anë dhe pësoi dëme të mëdha nga luftimet që zhvilloheshin.

 

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se 16 vjet më parë, Kosova u përgjak kushedi për të satën herë, me qëllim që popullatës shqiptare të kësaj ane, t’i shuheshin e t’i shkeleshin ëndrrat për liri, pavarësi, jetë të dinjitetshme e mirëqenie normale.

 

“16 vjet më parë, shqiptarët e Kosovës u vunë para një sfide shumë të rëndë e të rrezikshme, e cila u imponua nga ata që synonin të mbisundonin pjesën më të madhe të Ballkanit, duke shtypur popujt më të vegjël. U vumë para rrezikut për ndryshimin e dhunshëm të përbërjes etnike, përmes dëbimit, vrasjeve e mizorive të panumërta. Por të gjithë e dimë se kjo sfidë u kalua me sukses. Dështoi synimi për spastrimin etnik të këtyre trojeve, dështoi lakmia për mbajtjen me dhunë të këtyre territoreve, e bashkë me to, iku edhe robëria që kishte zgjatur për disa shekuj. Këtu e 16 vjet më parë, pas afro 500 vjetësh, për herë të parë populli rrënjës e vendës, pas vuajtjeve të pafund, u bë i zoti i vetvetes, duke hapur perspektivën për ndërtimin e së ardhmes së vet pa shtypje e shfrytëzim kombëtar e ekonomik nga të tjerët”, ka thënë kryetari Svarqa.

 

Fshati Gaçkë i komunës së Ferizajt numëron rreth 300 shtëpi me rreth 2300 banorë te cilët përbëjnë në resurs të kënaqshëm natyror material e njerëzor për zhvillimin e komunës por sipas përgjegjësve të fshatit ende nuk ka inkuadrim të mjaftueshëm të gjithë këtij potenciali në ndërtimin e shtetit.

 

 

*****

 

(gp)

 

 

Photo: Prof .Dr. Fetah Halili, prof. Muharrem Sfarqa - Kryetar i Ferizajt dhe Prof. .Basri Hasani, nderojnë dëshmorët dhe martirët

 

In Memoriam - Imri Halili

“Ku flitet shqip do t´jetë Shqipëria”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postuar me: 05.05.2015

 

GuackaPress

 

Në ditën e sotme (05.05) të vitit 1999, në bjeshkët e Jezercit ra Heroikisht heroi i kombit Imri Halili. Imriu ishte student i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Me të filluar lufta, duke i parë krimet në popullsinë e pafajshme nga Ushtria dhe policia serbe, ai iu bashkua pa hamendje UÇK- së. Imriu ishte një djalë i urtë dhe i zellshëm. Ai u betua me shokë që “Ku flitet shqip do t´jetë Shqipëria”. Nuk u ndalë dot deri me 05. 05. 1999 ku edhe ra heroikisht.

Lavdi të përjetshme.

 

(boss)

 

Me poshtë po e japim tekstin e këngës kushtuar këtij heroi e që e këndoi Timo dhe Zaim Sejdiu.

 

Mjeku i kohës

 

Hasmit deshën të na përbijnë

me pambuk gjakun na e pinë

si gjarprit natë e ditë

nuk i lan as fëmijët me u rritë.

Fjala e t´parit n´ histori

hasmi s´bahet miku i ri

s´ndalet s´hiqet veç me fjalë

pa ja shkrep plumbin ne ballë.

N´maje t´ Jezercit përballë katilit

jehoj krisma e Imri Halilit

çlirimtari faqe bardhë

zbrazi rafalët radhë e radhë

ti u bëre Mjeku i kohës

ja shërove plagët Kosovës.

Sot në Gaçkën e çlirimit

shndrit emri Imri Halilit.

Ti o trim legjendë e gjallë

krejt betejat ishe n´ballë

shtigje të rënda shumë kalove

i pa thyer në shpirt qëndrove

krenaria të vjen pas

ti je guri në mur t´kalasë

pushka jote zë bilbili

çlirimtari Imri Halili.

Ik mor shk´ja se nuk ki qare

pushka jote është vrastare

pushka ime është çlirimtare

zemra jote s´është bujare

zemra jote është pushtimi

zemra ime është çlirimi

n ´istikame të gjithë na jena

malet tona plot Adema.

Kur i hap krahët Shqiponja

me miliona janë tri shkronja (UÇK)

të pa mposhtur e kanë qëndresën

do ti mbash mend për tanë jetën.

Zemra trimave kurrë nuk shuhet

ata e din se çka ju duhet

një betim e dha Imriu

“Ku flitet shqip do t´jetë Shqipëria”

Ti or trim legjendë e gjallë

krejt betejat ishe në ballë

shtigje të rënda shumë kalove

i pa thyer në shpirt qëndrove

krenaria të vjen pas

ti je guri në mur të kalasë

pushka jote zë bilbili

çlirimtar Imri Halili.

Çlirimtar është shpirti yt

që s’jetoi me litar në fyt

një betim me shokë e banë

"ja liri ja jetë me dhanë".

I përjetshëm qoftë kujtimi

i përjetshëm është nderimi

zemër t´kombit zë bilbili

është Doktori Imri Halili.

 

Teksti: M. Mezini

Përpunoi: B. Osmani

 

© by Guacka 2011-05-05

 

 

Lutfi Sejdiu - Luta

 

Sot (me 26.03.20011) u bënë tre vite që u nda anga jeta, i madhi, z. Lutfi Sejdiu, veprimtar i palodhshëm i Guackës me rrethinë.

Me vdekjen e Lutfiut Guacka humbi njeriun i cili dha kontributin më të madhë rreth organizimit të jetës kulturore jo vetëm në Guackë por edhe më gjerë. Ai me punën e tij bëri që Guackës sonë ti dëgjohet zëri më larg. Bëri që ai zë, të na i hap dyertë neve, kudo që ne shkuam.

Puna e tij rreth jetës kulturore, i kaloi kufijt e Guackës sonë të dashur, i kaloi edhe kufijtë e vendit tonë, e mbërriu në Europë.

Zëri i tij me Sh.K.A. "Besa" besatoi të rinjët tanë, që të ecin rrugës së tij dhe të punojnë pa ndal, dhe më me zell, rreth një të ardhme më të ndritur të vendbanimit tonë.

I paharruar qoftë kujtimi për të!

(boss).

 

 

 

Kur varfëria troket në derë…

GuackaPress, e Hëne, 6. Shtator 2010

Kur varfëria troket në derë…

 

Vështirë ishte që pas vdekjes së burrit të mbijetohet me fëmijë të mitur. E më vështirë është kur ke fëmijë të sëmurë dhe vet nuk ja del dot. Kështu më pat rrëfyer zonja Istrefi para ca vitesh. Tani ajo edhe vetë është e sëmurë. E sëmurë nga zemra. Athua pse dhe si erdhi deri te kjo sëmundje???.

Ne ditën kur sivjet e vizitova Familjen Istrefi zonja e shtëpisë nuk mundi të dalë fare te dera e shtëpisë. Vajza Shemsija (e sëmurë mentale) u gëzua shumë kur vërejti se dikush po troket në derën e tyre. Me vrap e thirri vëllain e saj Florimin. „Dil se po vjen nje njeri, shpejtë more se një njeri, shpejtë, shpejtë...“. Ajo nuk ishte mësuar që ti vizitoj kush!!!.

Florimi, djali i dytë i Familjes me bujari më ftoi që të hyjmë brenda. Unë insistova që të qëndrojmë në oborr. Shtëpia mezi që e përballon rrënimin, nëna është e sëmurë dhe nuk mund të del dot në oborr, motrën po e shef edhe vet. Ajo ka “probleme” të tjera. Nënën më duhet që për çdo muaj ta dërgoj në kontroll te internisti. Shumë herë nuk kemi mundësi që ta paguajmë. Ç´ti bësh, kështu e ka jeta. Herë me bukë e herë pa bukë, herë me Lek e herë pa Lek, bëjmë përpjekje që të mbijetojmë. Vëllai i madh Gëzimi përpiqet që të na siguroj diçka. Ai si punëtorë krahu punon kohë pas kohe te “Bageri”

Babai, ndjesë pastë ishte punëtorë i vyer por na la të vegjël, vdiq i ri. Tani edhe nëna u sëmurë. Motra nuk i përballoj kursesi kësaj varfërie. Ajo tani siç e shef sillet andej këndej dhe nuk qetësohet fare. Nuk i përballoj varfërisë si ne meshkujt. Ndoshta edhe nëna u sëmurë prej kësaj s´kamje që kemi, nuk e di, ndoshta?.

 

Shiko dyert e Oborrit, ato qëndrojnë dhe tregojnë vjetërsinë e tyre. Ne gjithashtu shpresojmë dhe qëndrojmë, shpresojmë në ndihmën e zotit dhe të bamirësve që së paku ta ndërtojmë një kulm mbi kokë. Ndoshta gjendet një rrugëdalje edhe për ne?. Zoti është i madh, bamirës me siguri se ka ende. Shtëpia është afër rrënimit, dyert qëndrojnë ende. Ne me të vërtet jemi të varfër. Varfëria mundet me bamirësi. Ne do u jemi të gjithëve mirënjohës për ç´do ndihmë që na ofrohet, përfundoi Florimi.

 

 

Foto dhe teksti (boss)

© by Guacka 2008 - 2015 - *Të gjitha drejtat e rezervuara!