Shoqëria Kulturore - Artistike "Besa"
Photo: nga Arkivi.
Shoqëria kulturore artistike "BESA"
GUACKA - ish Gaçka
» Fshati Guackë gjindet ne Komunën e Ferizajt. Deri ne vitin 1957 ishte Komunë në vete. Me reformat e atëhershme, së bashku me Shtimen dhe Shtërpcën iu hoq ky status.
Sot Guacka është në kërkim të identitetit të saj, në kërkim të asaj që ja kthenë sërish krenarinë që e kishte dikur. Krenari kjo që u nëpërkëmbë nga neglizhenca e një udhëheqje e cila jo vetëm që nuk ishte në gjendje që të ja kthej statusin e mëparshëm, por e lanë fshatin nën mëshiren e kohës. Shpresojmë tani në ndryshime, në ndryshime pozitive, për të mirën e qytetarëve që jetojnë e veprojnë në këtë anë!!! »
Anonime
GUACKA - ish Gaçka
» Fshati Guackë gjindet ne Komunën e Ferizajt. Deri ne vitin 1957 ishte Komunë në vete. Me reformat e atëhershme, së bashku me Shtimen dhe Shtërpcën iu hoq ky status.
Sot Guacka është në kërkim të identitetit të saj, në kërkim të asaj që ja kthenë sërish krenarinë që e kishte dikur. Krenari kjo që u nëpërkëmbë nga neglizhenca e një udhëheqje e cila jo vetëm që nuk ishte në gjendje që të ja kthej statusin e mëparshëm, por e lanë fshatin nën mëshiren e kohës. Shpresojmë tani në ndryshime, në ndryshime pozitive, për të mirën e qytetarëve që jetojnë e veprojnë në këtë anë!!! »
Anonime
Rrasa dhe gurë
Nëse nuk gjeni askund gurë apo rrasa, ejani në Guackë, këtu do të gjeni sa të doni. Gurët dhe rrasat janë specialitet i Guackasëve.
(gp)
GUACKA TV
Shënohet 16 vjetori i rënjes së dëshmorit Imri Halili
05 Maj 2015
Në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, këtë të martë është përkujtuar 16 vjetori i rënies së dëshmorit Imri Halili si dhe u bë shënimi i ditës së shkollës që mban emrin e dëshmorit.
Në këtë manifestim mori pjesë kryetari i komunës Muharrem Svarqa, drejtori i arsimit Muhamet Halili si dhe zyrtarë të tjerë institucionesh.
Në këtë ceremoni me një fjalë përshëndetëse të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës së mesme të ulët “Imri Halili” në Gaçkë, Arben Halili, ku me këtë rast ka bërë edhe një evokim kujtimesh për dëshmorin e kombit.
Ndërkaq kryetar i komunës, Muharrem Svarqa, tha se dita e shkollës dhe përfundimi i vitit shkollor, paraqesin ngjarje që lënë gjurmë në jetën e njomë të fëmijëve.
“Duke u nisur nga përvoja e brezit tim, ditën e shkollës gjithmonë e kemi pritur e përjetuar si një festë solemne, kur përmbledhim rezultatet, angazhimet, sukseset, por edhe kur na jepej rasti që të shprehnim prirjet tona në fusha të caktuara.
Jo më kot, shumica e atyre që më vonë bëjnë emër në lëmenj të ndryshëm të artit e të dijes, përmendin bankat e shkollës fillore, kur u paraqitën për herë të parë në skenë. Për ne të rriturit skena si kjo e sotmja, mund të duket një rutinë që harrohet shpejt, por për fëmijët dhe të rinjtë, mund të paraqesë fillin e përcaktimit jetësor, fillimin e një rrugëtimi drejt suksesit dhe së ardhmes si figura publike”, ka thënë Svarqa, ndërkaq ka theksuar se ju si shkollë, keni nderin dhe krenarinë që e mbani emrin e dëshmorit Imri Halili, shëmbëlltyra e të cilit na obligon të gjithëve që të mos kursejmë mundin e djersën, përpjekjet dhe angazhimin, për të qenë në nivel të detyrës.
“Që, në radhë të parë, të kemi qasje pozitive. Ta duam, ta respektojmë e ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Të përpiqemi për krijimin dhe avancimin e vlerave të përbashkëta, siç janë arsimimi dhe edukimi cilësor, profesionalizmi, humanizmi e solidariteti. Edhe një gjë nuk duhet ta harrojmë kur flasim për arsimin dhe edukimin: se jemi duke jetuar në kohën e përhapjes marramendëse të komunikimit masiv. Prandaj para mësimdhënësve, Drejtorisë së Arsimit, Ministrisë së Arsimit dhe para të gjithë neve si shoqëri, paraqiten sfida, të cilat duhet t’i tejkalojmë me përpjekje të përbashkëta”, është shprehur kryetari Svarqa.
Të pranishmit në emër të Shoqatës së familjeve të dëshmoreve i përshëndeti Saqip Rexhepi.
Me këtë rast u vunë kurora të freskëta me lule, si dhe u shfaq një program i pasur kulturo-artistik.
*****
(gp)
Burimi: http://ferizajpress.com/portal/shenohet-16-vjetori-i-renies-se-deshmorit-imri-halili/
Photo: Kryetari i komunës z. Muharrem Svarqa, gjatë fjalimit
© by Guacka 2008 - 2015 - *Të gjitha drejtat e rezervuara